HomeAktualitetiRespekt për bluzat e bardha nga sanitarë e infermierë e deri tek...

Respekt për bluzat e bardha nga sanitarë e infermierë e deri tek mjekët! Perëndia në Qiell e Mjeku në Tokë!/Dr EDLIRA BARUTI

Nje  pergjigje per shkrimin e gazetarit Mentor Kikia nga doktoresha Edlira Baruti.

Jam shumë dakord Mentor Kikia
!Keni shumë të drejtë! Ligji duhet jetë i barabartë për të gjithë! Sepse në fund të fundit çfarë ndryshimi ka një kriminel që vret nga një gazetar dhe që vret me lajmet e rreme dhe të pavërteta vetëm për ca klikime?


Siç duhen futur në burg ata që vrasin , siç duhen gjykuar sipas ligjit mjekët që bëjnë korrupsion ASHTU DUNE FUTUR NË BURG EDHE GAZETARËT QË THONË TË PAVËRTETA ! Thonë të pavërteta në lidhje me mjekët dhe në emër të lirisë së medias duhet të hedhin baltë me këdo! Dhe nëpër rreshta të vegjël të thonë me zë të ulët që njohim edhe mjekë të devotshëm!
E vërteta është që 90% E MJEKËVE JANË TË DEVOTSHËM E NUK MUND DHE NUK DUHET TË BËHEN PIS VETËM MË HIR TË KONJUKTURAVE DHE PËR CA KLIKIME MË SHUMË NËPËR PORTALE!
NËN EMRIN E LIRISË SË MEDIAS gazetarët dhe jo vetëm por të gjithë duke nisur nga politikanët e të gjitha krahëve që, polici, gjykatë e deri tek populli ….që kësaj shoqërie ju kanë ofruar shkollimin nga klasa e parë fillore e deri 22-23 vjeç me mbarimin e fakultetit dhe libri më I trashë që kanë dhënë privim nuk I 100 faqet NUK MUND të hedhin baltë aq kollaj mbi atë pjesë të shoqërisë që kanë harxhuar 1/3 e jetës që presupozohet që jeton një shqiptar ! Mjë mjek del në jetën profesionale 30 vjeç ! Futet në shkollë 6 vjeç dhe del 30 vjeç dhe e kalon jetën me telefon nën kokë!

Në rastin konkret njihu me të Vërtetën zotëri dhe në fund do të duhet të kërkosh falje publike!

Shqiptarët nuk I shërojnë çdo orë , ditë e javë, muaj e vite Gazetarët E Opinioneve të Darkave , as politikanët e as gjykatësit dhe prokurorët! Respekt për bluzat e bardha nga sanitarë e infermierë e deri tek mjekët!
Perëndia në Qiell e Mjeku në Tokë!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments