HomeKulturë / ArtGJON MILI DHE PIKTURIMI ME DRITË I PIKASOSË./Ilia.V.Ballauri

GJON MILI DHE PIKTURIMI ME DRITË I PIKASOSË./Ilia.V.Ballauri

GJON MILI DHE PIKTURIMI ME DRITË I PIKASOSË.

Të vetmet piktura me dritë të Pikasosë, të papërsëritshme, janë vepër e bashkëpunimit të tij me Gjon Milin, prej Korçe. Mili nisur nga idetë e tij të fotografimit të lëvizjeve, i vendosur takohet me Pikasonë, takohet me të, në një mënyrë të çuditshme, siç edhe ai e tregon në kujtimet e veta.… Kur pyeta sesi ta takoj Pikasonë, gjithkush që e njihte atë [në qytezën Vallauris, në jugë të Francës, ku ai banonte në atë kohë, 1949] më dha të njëjtën përgjigje: “Shko në plazh se aty e gjen”… I qepur pas plazhit, ku Pikaso shkonte çdo ditë për not, e vrojtova atë nga distanca, për një mëngjes të tërë, derisa u mësova dhe e mësova atë mirë. Ditën tjetër kur ai po largohej prej plazhi, i dola përpara dhe i preva rrugën (Qënka shumë i shkurtër mendova, në atë çast). “ Më falni. Jam fotograf dhe do të desha t’iu bënja një portret.” “Oh?” tha ai, duke bërë një grimacë. “Seriozisht, i thashë dhe në atë çast i tregova atij një fotografi të marrë në errësirë ku tregohej kërcimi i një patinatori i skicuar prej dritash të vendosura në patinat e tij. Pikasoja reagoi menjëherë. I shtyrë prej kësaj fotoje, ai filloi të pikturojë duke lëvizur gishtin e vet në ajër.
Këtu jepet një foto e Gjon Milit i cili paraqet Pikasonë, duke skicuar me dritë. Efekti fotografik krijohet duke hapur fillimisht kameran, teksa Pikaso qëndron në errësirë i përkulur për të filluar pikturën e vet momentale. Ky çast fiksohet me dritë (flash). Pataj pas dritës, në errësirë, Pikaso pikturon shpejt imazhin apo pikturën e vet në ajër me një “laps prej drite” (llambushkë e ndezur me bateri), pikturë kjo që realisht zhduket, me të mbaruar lëvizja e tij, por që fiksohet në celuloidë. Çasti i përfundimit të imazhit fiksohet përsëri me flash. Mund të ketë edhe ndonjë fiksim të tillë në mes të konfigurimit të imazhit. Kombinimi i tyre jep pikturat e famshme të tij, të quajtura “të çastit”.

Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: Korça Encyclopedica 10/15

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments