Mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK janë arrestuar 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme të akuzuar për mos barazi në tenderin për uniformat e Policisë. Ndërkohë, një tjetër person është lënë në arrest shtëpie.

Dy vite më parë Ministria e Brendshme hapi tenderin me vlerë prej 25 milion eurosh me qëllim blerjen e uniformave për efektivët e Policisë së Shtetit deri më 2023.
Pasi mori ofertat Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme vendosi të skualifikojë dy ofertat e para duke shpallur fituese atë të bashkimit të disa kompanive shqiptare me ato turke prandaj edhe uniformat e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, janë të njëjta, përveç logove me ato të Policisë së Turqisë.
Sipas Opinion. Al, pas ankeses dhe padisë së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë fillojnë hetimet e SPAK, të cilat çuan sot pas hekurave Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin
