Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeUncategorizedRotary “Korça West” - kremtojnë së bashku 15 vjetorin e krijimit të...

Rotary “Korça West” – kremtojnë së bashku 15 vjetorin e krijimit të Rotary Montenegro

Në datën 6 Maj Rotary “Korça West” u ftua për të kremtuar së bashku me kolegë nga Mali i Zi, Serbia e vende të tjera, për 15 vjetorin e krijimit të Rotary Club Montenegro. Aktiviteti u mbajt në Ulqin, i cili përbën dhe një përqindje të madhe të shqipfolësve.

 

Presidenti i Rotary “Korca West” , Z. Maksim Fejzulla në fjalimin e tij përshëndetes mbi te gjitha theksoi krijimin e Distriktit Shqipëri – Kosovë, me një numër anetarësie prej 1192. 1 Korriku do jetë dita e shpalljes së Distriktit. Rotary është një familje që na mban afër, për të bashkepunuar dhe për t’i servirur komunitetit më të mirën e mundëshme… të gjithë këtu jemi për një qëllim.

Pjesëmarrësit nga Shqipëria (konkretisht Korça) i përksisnin figurave të njohura të qytetit, sikurse janë biznesmenë, gazetarë, pedagogë, Drejtorë Institucionesh etj, të cilët patën mundësine për të krijuar ura lidhëse me rotarjanët e tjerë.

Fjalimi përmbyllet me moton : Rotary do jetojë ndër shekuj në mesionin e tij për të qënë sa më afër njëri-tjetrit !

#G.Haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments