Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRritje e ndjeshme e dollarit dhe paundit. Euro, nuk ndryshon...

Rritje e ndjeshme e dollarit dhe paundit. Euro, nuk ndryshon…

Rritje e ndjeshme e dollarit dhe paundit.

Euro, nuk ndryshon.

Sot në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan do blihet me 107.7 lekë dhe do shitet me 108.6 lekë.

Euro edhe sot mbetet i pandryshuar, duke u blerë me 115.6 lekë dhe shitur me 116.2 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 130.5 lekë dhe shitet me 131.5 lekë.

Banka e Shqipërisë llogarit kursin zyrtar të këmbimit si dhe vlerën mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros dhe dollarit amerikan, bazuar në kuotime të standardizuara të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar, gjatë intervalit kohor 11.30-12.00.

Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments