Sa shumë zhurmë për një president…bisedime e bisedime për të vendosur një njeri që duhet të firmosë symbyllur …
Emra, njerëz, pozitë dhe opozitë që nuk po bien dot në konsensus për të gjetur emrin e presidentit, a thua se roli i presidentit është vendimtar për zhvillimet demokratike ne vendin tonë.
Guri, Kocaqi, Zhiti apo Vrioni, x apo y, ç’rëndësi ka emri apo profesioni kur dihet që presidenti i zgjedhur nuk mund të (mendojë) ndryshe nga mazhoranca…
Dalin nëpër intervista opozitarët e tavolinave, sikur kanë ndonjë gjë në dorë, veç çelsave të kashtës…
Mos mendoni për emrin opozitarë, por mendoni se a ka ndonjë mundësi që presidenti që ju do aprovoni, të bëjë diçka sipas mëndjes së vet…
Një president që emërohet, thjesht do jetë një X President…kaq…
@NewsIn.Al

