Arti (Esse) – nga Virgjil Kule
Te merresh me art, te lesh gjurma te shpirtit e mendjes tende ne pentagram, gur, kanavace, film, foto a flete te bardha shkrimi eshte menyra me efikase per te sfiduar paparashikueshmerite e botes tone shoqerore…. ato qe disa i quajne pabesi te jetes.
Dikush mund te jete shume prane teje, por vjen nje dite, i thua a te thote dicka qe nuk vjen pas oreksit dhe marredhenia prishet. Marredhenia me artin nuk prishet kurre.
Sepse arti eshte i parashikueshem nga intuita e autorit, besnike ndaj pasionit te krijuesit. Intuita ia parashikon kthesat, guret miliare, shtigjet e lehta dhe ato te rrezikshme, monopatet drejt lavdise dhe rrepirat qe cojne drejt zhgenjimit e deshtimit.
Kur Bethoveni hodhi nje Si maxhor ne pentagram, ajo mbeti aty pergjithmone. Edhe kur Fidia i Greqise se Lashte gdhendi nje skulpture, ajo ndonese e ciflosur nga kohrat, e mbarti shpirtin e tij deri ne ditet tona. Keshtu ata e plot te tjere kane sfiduar te pasfidueshmen – kohen.
Arti te ngazellen sepse si krijimtari ai eshte nje shteg per te Krijuesi, lart ne qiell. Por nje shteg i harmonishem, me ligje e rregulla te forta.
Kur merresh me art pushtohesh nga nje ndjesi strategjie te pazakonte. Cdo gje, cdo veprim, ka rradhen e vet. Gjithe perpjekja eshte ta percaktosh qarte e sakte ate radhe. Kete perpjekje gabimisht disa e quajne vuajtje. Artisti vuan, te thone. Dhe e lene me aq. Pa shkuar me tej. Pa shtuar se, nese nganjehere flitet per vuajtje ajo eshte nje vuajtje e embel, nje turbullim qe shkaktohet nga padurimi per ta pare e shijuar vepren qe po merr forme. Ne thelb eshte mungesa e durimit per te plotesuar me kujdes rradhen e gjerave. Sepse arti eshte harmoni, rregull, disipline.
Por eshte shperblyes. Kur vepra del ne drite, “vuajtja” shperblehet bujarisht me dialogun e kendshem dhe unik qe ze fill midis saj dhe artistit. Pa e kuptuar artisti ka shumfishuar veten. Por kjo vetja tjeter e tij eshte me e persosur sepse ajo eshte rikrijuar me harmonine qe diktojne ligjet artit. Ajo pasurohet. Lartesohet. Pafajesohet. Si femije.
Reagimi i pare i artistit ndaj vepres se tij nuk perfshin asnje analize intelektuale. Para saj ai merr pikerisht pozicionin femijes se talentuar, femijes gjeni, qe projekton nota muzikore apo penelata te mahnitshme pa qene i vetedijshem per strukturen kompozicionale ne teresine e saj, pa u shqetesuar per dometheniet filozofike, mesazhet sociale dhe artistike qe mbart vepra e tij. Per te gjitha keto cdo autor ndergjegjesohet me pas, por sado t’ia lavderojne krijimin, artisti i vertete, sodomos artisti qe e ka pare edhe anen gri e pa vezullim te medaljes se suksesit, do ta shkembente cdo analize e cdo diskutim me nje cast te vetem rikthimi ne atmosferen naive te dialogut fillestar me vepren e tij. E pamundur. Gjasat jane qe dialogu te perseritet vetem ne vepren pasardhese. Por deri atehere duhet kohe. Dhe fat !

.Virgjil Kule
@NewsIn.Al

