KreuAktualitetiSalianji në Korçë: Na pri Lulzim Basha, drejt fitoreve të reja!

Salianji në Korçë: Na pri Lulzim Basha, drejt fitoreve të reja!

Në Korçë erdhi vetë princi i opozitës Salianji dhe pasi foli me gjithë drejtuesit kryesorë të PD në Qytet e Fshat, Maliq e Lozhan, Mal e Fushë deklaroi përkrahjen e plotë të popullit për Kuvendin e datës 18 dhjetor, nën drejtimin e Komitetit Qëndror të PD me në krye udhëheqësin e pamposhtur Lulzim Basha. Ai u tregoi vendin të gjithë atyre zonjave dhe zotërinjve që guxuan të kundërshtonin vijën legjendare të Partisë!

 

“100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e nejta situatë dhe ccdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Ju i shikoni njerëzit kur hyjnë dhe dalin. Përpkeja përbashkuese që po bën PD po gjen mbështetje për të mos lejuar që interesi personal të prevalojë. PD nuk del dot kundër SHBA-ve sepse partneriteti me ta është i dosmosdoshëm.  Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese. Diskutimet vetëm mirë i bëjnë PD-së. Kur ka imponim me dhunë, partitë politike nuk kanë pronar.

Po harrohet lufta ndaj Ramës, me luftën ndaj Berishës dhe luftë e re që mban erë ndaj presidentit?

Lufta është veç ndaj Ramës.  Ndaj vjedhjes së qeverisë. Do të ndodhin të gjitha lëvizjet e duhura. Ne jemi në terren, prandaj partia ka diskutime dhe ne nuk mund të tregojmë se kush mbush sallat. Kjo është një përpjekje që me të gjithë që janë të dëshpëruar nga vjedhja e zgjedhjevetë ccojmë në një analizë serioze. Analiza duhet të zhvillohet për të nxjerrë edhe përgjegjësit duke nisur nga deputetët.

Çfarë ndodh me ata antare të kryesisë që do të jenë në 11 do përjashtohen?

Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë.”

-Kaq duhej që korçarët të hapnin sytë dhe të kuptonin që sot me Lul mbretin janë në pushtet dhe jo në opozitë…Princ Salianji  i zgjoi nga ëndrra…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit