Një postim nga një emigrant korçar i larguar prej vitesh në Usa. quhet petrika agolli, ose siç e njohim ne të brezit tonë në qytet * Tika Cenoja* .Mjeshtri i buzukut dhe serenatave ka shkruar për peripeci që heqin shumë emigrantë kur vinë në shqipëri. Ja postimi i tij pa i hequr asnjë presje dhe pa redaktim (origjinal):
Emigranti i shkrete…
Para disa kohesh, nje emigrant vajti nga Gjermana ne Shqiperi, qe te bente legalizimin e disa pronave te tij. Te cilat i kishte te regullta, me dokumenta trashegimie, testament, e te gjitha shkresat qe duheshin. I shkreti emigrant, mori dhe nje muaj leje, qe ta mbaronte punen komplet. Mirpo ky kishte shume vite qe kishte ikur nga shqiperia, dhe skishte idene cfare ndodhte ne vendin Mëmë.
Hipi aropllanin i vafri dhe arriti ne Tirane. Te nesermen filloi neper zyrat qe te mbaronte pune. Ishte veshur nikoqiri kërckë, i themi ne nga korca. Pas disa perpjekjesh me ca pare nen dore, arrti dhe hyri ne zyre ku shtjelloi dhe ceshtjen perse kishte ardhur. Mirpo shefi i tha:
– Kjo pune nuk behet kaq shpejt. Do vish pas nje jave, qe te te digjoj tamam e ta protokolloj ceshtjen, dhe me pas te shohim cmund te bejme.
Por ky i tha:
– Te gjtha dokumentat i kam ketu, dhe hapi dosjen. Dhe dua kete pune ta mbyll sa me shpejt, se une jetoj ne Gjermani dhe nuk kam shume leje.
– Heeee, meqe je nga Gjermania, do vish pas dy javesh..
– O shefo po ca thu kshu mre jahu, une jam per te ikur, dhe ti me thua dy jave. Ja preu i vafri emigrant.
– Epo ta them se, ne fillim ne trajtojme shqiptaret vendas, pastaj te huajt.
– Mo po me thuaj sa te ben, dhe e mbyllim kete ceshtje..
Pasi u mendua shefi me tha:
– Mo po qe do paguash, kjo dihet, por ceshtja eshte tek shefi i madh per te vene firmen. Se ai eshte shume i zene dhe se kap dot kollaj..
– Mo po me thuaj sa me ben ?
Ok. Paguaj X. dhe mbaron me zyren tone. Me pas ke dhe nja tri zyra dhe mbyllet kjo ceshtje..
Dhe keshtu emigranti i varfer, hyri zyre me zyre, po kudo e vertisnin dhe i zhvatnin para. Ne fakt po afrohej data per tu larguar, dhe ki akoma skishte bere gjysmen e punes. Dhe keshtu hyn ne nje zyre tjeter, ku ja qan hallin zyrtarit, se vetem nje jave i kishte mbetur dhe duhej te mbaronte pune se zben. Ky zyrtar pasi e moli mire, te pakten u tregua pak “zeregjere” dhe i tha:
– O lum math, po ti po vertitesh nga koka. Po perse ke ardhur keshtu i veshur shik?
Perse ju thua vij nga Gjermania?
Perse ju thua kohen e kam te kufizuar?
– Po une nga Gjermania vij, dhe sa me kane kerkuar ju kam dhene, por pune skam mbaruar.
– Epo po ju the se vjen nga Gjermania, dhe qe kohen e ke te kufizuar, te rrjepin me keq. Sepse e dine qe do paguash, o zanaçi dhe ske kohe ta ndjekesh ceshtjen. Po vazhdove keshtu do vish prape vitin tjeter.
-Po mir mo, cfar te bej?
– Ti te behesh “ashtu”… te te hane pulat. Shko dhe vish ca rroba te vjetra, dhe thuaju, jam me asistence sociale. Dhe ate e ulin pazarin, o nikoqir.. Tani dhe dy frima ke dhe mbaron. Hajt kalofsh mire.. dhe na kujto kur te shkosh andej nga Gjermania..
Iku i shkreti emigrant, por ra ne hall ku te gjente rroba te vjetra. Ai i kishte mare rroba te mria, qe zakonisht vishen kur shkon turist diku. Atehere nje plan i erdhi ne mendje. Pasi doli Jashte, pyeti disa kalimtare, ku binte gabi, dhe vajti e belu ca rroba te vjetra. Te nesermen as u la dhe as u kreh, por mori dhe ca uthull molle kur hengri mengjezin, dhe ja hodhi leshrave. Ne menyre qe te binte ere dhe te dukej si pe asistence . Keshtu katrani shkoi tek zyrat dhe ju coi gjith dokumentat. Shefi se e pa ne zyre i tha:
– Ore, po ti greve i ben dushit mo??
Shko e laju, se me kete ere qe bie na rrezove arpalleket.
– Po skam uje bre shef, dhe jam ne asistence, po munde me ndihmo qe ta regulloj dhe une jeten.
– Po cte duhet jeta ty mo pyke, per vojtke e do??
Nga ty zdel gje.. je dele pa qumesht..Hajde njehere neser dhe shohim e bejme, po laju se ste fut brenda fare.
Keshtu iku i shkreti emigrant, dhe u ul ne nje lulishte aty prane, dhe po thoshte me vete: cfar lesh shteti eshte ky. I vete i krehur, i lare, era sapun, te gozhdon me gjoba. I vete fukara, te perzen nga zyra. Pfff cte bej??
Befas ju kujtua nje emision qe pa mbreme ne TV.topKanal. Ku flisnin per te drejtat legjitime te shoqates LGPT. Si dhe mbeshtja qe ambasadat ju jepnin atyre, per te mos i diskriminuar. Aty ne cast mori ambasaden e tij ne celfon.
– Alo kush jeni?
– Une jam nje qytetar nga Gjermania, dhe kam ardhur ketu te legalizoj pronent e mia. Por nuk i mar dot, sepse jam pe te LGPT dhe me diskriminojne.
-Ok. me jep emrin dhe zyren qe po te vertit.
Pasi ja dhashe me tha:
– Do ju njoftojme se shepti.
Per pese minuta me ra telefoni, dhe punonjesi i mabasades me tha: shko tani ke zyra se te presin.
U nisa me vrap tek zyra, sapo me hapen deren, shefi mu hodh ne qafe dhe nuk dinte cte me bente..
-Ore qerata, apo je qeratuce??
Po ti je miku jone bre, pse snaj the qe ne fillim se je pe te shoqates. Na, meri dokumentat, i ke te gjitha te mbaruara.
Spo ju besoja syve dhe vesheve nga ato qe shihje e digjoja. Bile ai me tha se, do nderhynte qe te me risnin dhe asistencen. E shikoja shefin dhe ata zyrtaret e tjere ne zyre, ju qeshte fytyra, dhe ne fund para se te largohesha, shefi me tha:
– Po te duash na bej nje nder. Meri ata te ambasades ne telefon dhe thoju qe shefi e mbaroi punen.
– Pa merak shef.. Dhe ika me vrap se mos ju kthehej mendja..
Por kusuret skishin te mbaruar. Para se te ikja ne Gejrmani, me doli nje tjeter hall. Qe te udhetoje per jashte, duhej te beje tamponin e covidit. dhe keshtu vajta tek qendra shendetesore, dhe i thashe se duhet te bej testin e covidit. Pa i ngritur syte, nje infermier barkmadh me tha:
– Per ku hair do shkosh?
– Per ne gjermani.
-Ok. Ulu ketu. Dhe mori tamponin dhe ma beri testin. Pas disa oresh pergjigja ishte: je me covid.
-Waa thashe si keshtu.
-Tani duhet te rish dy jave ne izolim, dhe pastaj te shohim.
Dola nga qendra shendetesore, dhe ne shkallet shoh nje te njojturin tim. Pasi u cmallem i thashe se zdi nga tja mbaj.
– Si e ke hallin?
– Pas tri ditesh me duhet te nisem per ne Gjermani se me mbaron leja. Dhe simbas regullit duhet te bej testin e covidit,por keta me nxoren me covid.
– Po ti si ndjehesh?
– Top fare.
– Ju the se duhet te ikesh per dy tri dite ne Gjermani?
– Po.
– epo ketu e ke menderosur..
– E kupton ti, se ketu duhet te japesh nga ato parate e egra nen dore. Se keta kur e marin vesh se je per te ikur jashte sa me shpejt, te nxjerin me cdo gje. Por e shikon ate deren atje ne qoshe, shko atje, se jane disa infermjere te tjere qe bejne teste. Dhe mos ju thuaj se do udhetosh jashte. Por jepu gjoben dhe je tamam.
Keshtu bera. Sa hyra dhashe te “grurit” dhe me pyeti infermjerja, je per te udhetuar? Jo i thashe. Ajo ma beri testin, dhe pergjigja erdhi, je negativ.
Ketu mbaruan kusuret e mia ne vendin Mëmë. Mos ju zente..
@NewsIn.Al

