KreuAktualitetiSapo dal i pirë moj nga "Republika"/ dhe pas teje po vrapoj.../...

Sapo dal i pirë moj nga “Republika”/ dhe pas teje po vrapoj…/ Roland Beqiraj

Sapo dal i pirë moj nga “Republika”/ dhe pas teje po vrapoj….

Birraria legjende e Korçës së dikurshme.
Nuk mund të pije një krikëll birrë në vitet ’80 nëse nuk kishe “mik” kamarierin ose banakierin.
Në ato vite mbaj mend se ishte kamarier nje burrë i thinjur me fytyrë të imet, fytyrë shumë e njohur në Korçën e atyre viteve, por që unë fatkeqësisht ia kam harruar emrin.
Fytyrën e këtij personazhi simpatik ma riktheu në kujtesë historia e trishtë që më tregoi një miku im.

Pak a shumë ne birrarine “Republika” kishte ndodh kjo ngjarje:
Në grindje e sipër, një i dehur tenton të godasë me gotën bosh të birrës personin që u grind ne dehje e siper. Me instiktin e vetëmbojtjes, por siç duket dhe më pak i dehur, personi ul kokën, dhe gota e birrës godet nje alamet portreti të Enver Hoxhes.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ngjarja raportohet direkt ne Degën e Punëve të Brendëshme. Arrestohet autori, kalon tek sektori i hetuesise politike, që dhe pa i dhënë drurin, bëhet esëll. Mundohet ti shpjegoje hetuesit se nuk ka pasur qëllim të godiste portretin e “udheheqësit” të madh të proletariatit jo vetëm shqiptar, por botëror. Por druri dhe seancat e pyetjeve vijonin duke i thënë, “qen bir qeni, kërkon të kamuflohesh”.
Për ta bërë shembull bëjnë dhe “eksperimentin hetimor”. Manipulojne nje pijanec nga ata te alkoolizuarit, nga komuniteti egjiptian, e marrin gjoja rastësisht nga rruga dhe pasi vendosin dike para portretit të E.Hoxhes, e urdherojne pijanecin te godase. Pijaneci sapo shikon portretin, merr drejtqendrim me grusht dhe i thote hetuesit: le te largohet nga vendi ku eshte Enver Hoxha dhe e di une si e godas….
Fatmiresisht i arrestuari nuk kishte ndonje “cen” të rëndë në biografi, as ndonjë dëshmitar. I vetmi dëshmitar ishte kamarieri simpatik, i cili këmbëngulte se ngjarja ishte reale siç e tregonte i arrestuari, madje bënte be e rrufe, duke “fajesuar” dhe veten qe i kishte dhene per te pirë aq shumë…

Pavarësisht këtij episodi të trishtë, birrari “Republika”, që korçarêt e kishin bërë dhe pjesë të teksteve të këngëve, mbetet e dashur ne nostalgjinë e brezave që e kanë jetuar atë kohë…. që gjithsesi ishte marrë, por jo e çmendur, pasi ne do ishim ata që do dilnin nga një çmendinë.

Roland Beqiraj

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit