KreuAktualitetiShqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian...

Shqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian në 17 Dhjetor.

Shqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian në 17 Dhjetor.

Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës njoftoi se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, njofton nga Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës.

Pritet që ky kapitull i negociatave të mbyllet shpejt nga vendi ynë, pasi deri më tani Shqipëria e ka njehësuar politikën e jashtme me atë të BE. Konferenca e dy ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbaj në 15 tetor, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave, ndërkohë të dyja palët kanë vendosur afatin 2030 për anëtarësimin.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit