KreuKulturë / ArtSë shpejti në teatrin e Korçës, premiera e një prej veprave më...

Së shpejti në teatrin e Korçës, premiera e një prej veprave më të njohura të Shekspirit “Tregtari i Venedikut”…cili është regjisori që “guxoi” të verë në skenë këtë dramë…po aktorët???

Së shpejti në teatrin e Korçës, premiera e një prej veprave më të njohura të Shekspirit “Tregtari i Venedikut”….cili është regjisori që “guxoi” të verë në skenë këtë dramë…po aktorët???Kush do interpretojë “tregtarin” e luajtur në film nga Al Paçino?

Tregtari i Venedikut është një nga veprat më të njohura të Shekspirit, por edhe thellësisht polemike. Teksti mund të duket antisemitik, megjithatë herë pas here, gjatë interpretimeve, ka shfaqur njëfarë natyre kontrastuese.
Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa kënaqësi tradicionale dramatike komike dhe romantike, ajo shfaq gjithashtu pasojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri behet bashkëkohësi ynë.
Basani, një djalosh i ri fisnik, ka dëshirë të bëhet mëtues i trashëgimtares së bukur dhe të pasur Porcia të Belmontit. Pasi e ka prishur gjithë pasuritë e tij, Basani i kërkon Antonit, tregtar i pasur i Venedikut dhe person bujar, i cili e ka nxjerrë edhe më përpara disa herë nga borxhet, tre mijë dukate që i duheshin për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tij si mëtues.
Antoni pranon, por meqënëse nuk ka para për shkak se anijet e tij janë në det, ai i premton të bëhet dorëzanës i një kredie. Kështu Basani i drejtohet huadhënësit hebre, Shajlokut, duke caktuar Antonin si dorëzanës të kredisë. Shajloku, i cili e urren Antonin për shkak të antijudaizmit dhe të zakonit për të mos dhënë hua me fajde, ngurron shumë, duke treguar për abuzimin që ka pësuar nga dora e Antonit, por në fund pranon t’i japë hua Antonit shumën pa asnjë interes, me kusht që nëse Antoni nuk ia kthen dot shumën në datën e caktuar, ai mund të marrë një funt mish nga trupi i Antonit.

Varianti i veprës që do të shikoni është një tentatvë serioze për të sjellur një variant skenik modest të veprës mashështore të autorit.
Linja bazë dhe dialogu në vepër nuk është tentuar asesi të tjetërsohet. Ndërhyrjet konsistojnë në koncentrimin e veprës në “kohë”. Gjithashtu është bërë edhe shkurtimi i disa skenave të cilat në pamje kohorë pas katër shekujsh, apo në kontekst gjeografik nuk kanë qenë të domosdoshme për konceptin e kësaj vënje skenike.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit