KreuKulturë / Art-ME JU JAM- Jam fjala që udhën nga gjoksi juaj çan, kur...

-ME JU JAM- Jam fjala që udhën nga gjoksi juaj çan, kur me presione ju bëjnë të rrini urtë…

-ME JU JAM-

Në sheshet ku ju shtypet liria jam,
Me gaze lotësjellsa e dhunë,
Jam fjala që udhën nga gjoksi juaj çan,
Kur me presione ju bëjnë të rrini urtë…

Jam vetja juaj që s’do të zbohet
Nga vatra drejt botës së panjohur,
Loti i hidhur mbi shpresën që helmohet,
Dita që lind në sytë tuaj e lodhur…

Udhëtare e kohës, vij ndalem tek ju,
Me thridhjete vite mbi sy “de’ja vu”,
Në zemrat tuaja trokas pareshtur,
Brenda jush të zgjoj Arsyen e Fjetur…

Të rreme janë gjithçka qe ju shesin
Me manipulime, premtime për punë,
Të rreme dhe ëndrrat atje pertjet detit,
Biletat e fatit pa skadence, datë afati…

Sy bukura rini, mos u dorëzo!
Sa fryme ke, ka ende shpresë, lufto!
Përmbysi tryezat e pazareve,
Është radha jote, në shtëpinë e të parëve!

-ARMENIDA-
(Dhjetor 2021)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit