KreuAktualitetiSelanik. Votoni Erika Demollarin! Të përkrahim emigrantet shqiptare, kandidate në Zgjedhjet Lokale...

Selanik. Votoni Erika Demollarin! Të përkrahim emigrantet shqiptare, kandidate në Zgjedhjet Lokale në Greqi.

Selanik. Të përkrahim emigrantet shqiptare, kandidate në Zgjedhjet Lokale në Greqi.

Voto Erika Demollari

Është koha që zëri i fuqishëm i emigrantëve të ndjehet dhe në institucionet drejtuese të pushtetit në Greqi.
Komuniteti shqiptar që jeton e punon prej vitesh në Greqi duhet të bashkohet për të ndihmuar përfaqësuesit e vet në zgjedhjet e datës 8 tetor, ku për anëtare të këshillave bashkiake kandidojnë të rinj shqiptarë që na bëjnë të ndjehemi krenarë.
Erika Demollari është një nga vajzat më shkëlqyera në brezin e të rinjve emigrantë në Selanik.
Zgjedhja e saj në stafin drejtues të kandidatit për kryetar bashkie në Kordhalo, z. Kleanthis Mandelianos është vlerësim dhe përgjegjësi.
Erika është diplomuar në Sandërland (Angli) për drejtësi.

Le të mbështesim vajzën tonë Erika Demollari, krenari e brezit të fëmijëve tanë që lindën, u rritën dhe shkolluan në Greqi dhe Europë!
Këta të rinj duhet të kenë votën dhe mbështetjen tonë, që të jenë përfaqësuesit e të gjithë emigrantëve në pushtetin vendor!
Suksese Erika Gavriela!
Krenarë për ty !

@Marina Praksithea Selimllari- Kryetare e Forumit të gruas në shoqatën ” Zëri i Emigrantit”, Selanik.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit