Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShefja e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, mësohet të ketë...

Shefja e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen

 

Shefja e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh në këtë detyrë, duke mbyllur një kapitull të gjatë pranë administratës së kreut të qeverisë. Bizhga ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke mbajtur gjithnjë një profil të ulët publik, por e konsideruar si krahu i djathtë i Kryeministrit.

Sipas burimeve, shëndeti i saj i brishtë ka ndikuar në vendimin për t’u tërhequr. Por surpriza qëndron tek zëvendësimi: vendin e Bizhgës do ta marrë Vilma Premti, e cila deri dy ditë më parë ka qenë shefe kabineti pranë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Ky zhvillim vjen në një moment kur duket se marrëdhëniet mes qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese kanë kaluar nga tensioni te një “armëpushim i heshtur”. Transferimi i stafit tregon edhe njëherë se pavarësia e institucioneve kushtetuese, të paktën në nivel organizativ, mbetet e diskutueshme.

Me largimin e Vali Bizhgës, e cila për shumë vite ishte një nga figurat më diskrete, por më me ndikim të qeverisë, Rama humbet një nga bashkëpunëtoret e tij më besnike, ndërsa pritet të shihet nëse Vilma Premti do të vijojë të mbajë të njëjtin rol të fortë dhe të padukshëm pas skenës.

#publik #publikal #publikmedia

e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh në këtë detyrë, duke mbyllur një kapitull të gjatë pranë administratës së kreut të qeverisë. Bizhga ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke mbajtur gjithnjë një profil të ulët publik, por e konsideruar si krahu i djathtë i Kryeministrit.

Sipas burimeve, shëndeti i saj i brishtë ka ndikuar në vendimin për t’u tërhequr. Por surpriza qëndron tek zëvendësimi: vendin e Bizhgës do ta marrë Vilma Premti, e cila deri dy ditë më parë ka qenë shefe kabineti pranë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Ky zhvillim vjen në një moment kur duket se marrëdhëniet mes qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese kanë kaluar nga tensioni te një “armëpushim i heshtur”. Transferimi i stafit tregon edhe njëherë se pavarësia e institucioneve kushtetuese, të paktën në nivel organizativ, mbetet e diskutueshme.

Me largimin e Vali Bizhgës, e cila për shumë vite ishte një nga figurat më diskrete, por më me ndikim të qeverisë, Rama humbet një nga bashkëpunëtoret e tij më besnike, ndërsa pritet të shihet nëse Vilma Premti do të vijojë të mbajë të njëjtin rol të fortë dhe të padukshëm pas skenës.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments