Shenime te shkurtera per Dokt. Arjeten.
Nuk eshte e re dhe e panjohur te flitet per syrin, e vleren qe mbart, se bota dhe syri kane lidhje te pandare. Populli shume vargje e kenge ia ka thurrur syrit. Jo vetem kaq por kur betohet per te mbeshtetur te veteten e vet, thote “per syte e ballit”. Prandaj kerkohet nje vemendje e vecante per syrin, si i vetmi organ qe te jep perceptimin e botes se gjalle me te gjithe ngjyrat e vlerat e saj.
Keto mendime me pushtuan kur po prisja per t’u takuar me Dokt. Arjeta Grezda. Shume kisha degjuar, se eshte njeriu i duhur per te sjelle ne normalitet shikimin.
Drejtohem te recepsioni. Sa ikte drita, nuk futej ne pune kompjuteri, njerezit e acaruar, dhe me ne fund nje ze i prere, ” me Arjeten nuk ka me vizita”. Hej, mendova, te presesh aq muaj dhe sot… Insistova dhe nisem drejt zyres se saj.
Tek prisje, aty merr me vehte copeza bisedash te njerezve te moshave jo te reja.Interesit te vizitoreve “a ka ardhur Dokt. Arjeta, me humor e elegance e tregon vete doktoresha, qe duke u futur ne zyre, dikush duke shprehur padurimin e vet, i drejtohet” paske ardhur ti? ” Po, kam ardhur, dhe buzeqeshte per reagimin.
Minutat zhvendosen nga njeri person te tjetri. Gjen aty njerez te profesioneve te ndryshme, me formime te ndryshme, e me eksperienca te vecanta, qe sot i bashkon shqetesimi per te fituar syrin e demtuar, meqe nuk po i pergjigjet deshires per te transmetuar bukurite e botes qe e rrethon. Kjo eshte aresyeja qe shpresa e vetme eshte te Dok. Arjeta. E specializuar per semundjet e renda te syrit, si glaukoma. Biles e vetmja edhe ne rajon. Mbi njezet e ca vjet pune intensive, me eksperiencen qe nuk i mungon, si dhe deshiren qe te shpetoje cdo sy qe ekzaminon ne mikroskopin e vet cudiberes. Eshte vleresuar mjaft edhe ne kumtesat qe ka mbajtur ne shume e shume kongrese e simpoziume nderkombetare. E sakte dhe e prere ne punen e saj.
Kjo fale kujdesit dhe dashurise per profesionin, te cilin e rendit nder me te rendesishmit, se bashku me familjen qe e do aq shume.
Ne pamje te pare duket rebele, por ne ate komunikim ndjen ngrohtesine, tolerancen, me hijeshi e plot dhembshuri.
Me pelqen te ndaj nje perceptimin tim, se tashme po jetojme ne nje kohe kur nuk duhet e nuk vleresoget hirearkia e vlerave.
Per Arjeten, ore te tera pune te kujdesshme, me nje harte te admirueshme pacientesh nga e gjithe Shqiperia.
Here me studentet e vet, here para mikroskopit, e me ore te tera me bisturine shpetimtare duke bere cudira me pacientet e saj.
Sot, Prof.e ac, eshte kthyer ne nje person te shumekerkuar.
E ky shendrrim i saj nga dita ne dite, e ben te thote me plot gojen ” E dua kete profesion”
Dhe ne ia kthejme, “te falenderojme Arjeta Grezda”
Antoneta Malja

@NewsIn.Al

