Shkollat shqipe në USA
Shkolla shqipe “Vatra” do të rihapet ditën e shtunë më datën 12 tetor 2024.
Administrator z. Tasim Ruko
LAJMËRIM:
Të dashur Bashkëatdhetarë dhe Bashkëatdhetare,
Dëshirojmë t’ju njoftojmë se regjistrimet për shkollën shqipe, e cila do të rihapet më 12 Tetor 2024, janë në përfundim.
Kërkesat për shkollën kanë qënë të shumta, dhe aktualisht ne kemi vetëm dy (2) vende bosh nga 50 që kishim të disponueshëm. Për arsye logjistike, c’do fëmijë tjetër do të duhet të vihet në listën pritëse (ëaiting list).
Për më shumë informacion në lidhje me shkollën, ju lutem te (ri)lexoni njoftomin e mëposhtëm.
Ju falenderojme për mirëkuptimin, pjesmarrjen, dhe ndihmën tuaj.
Shihemi në 12 Tetor.
Përshëndetje të përzëmërta,
Vatra Tampa Bay Endri Filipi
Të Nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Bashkombas dhe Bashkombase,
Vatra Tampa Bay është shumë e lumtur t’ju njoftojë se shkolla shqipe Vatra do të rihapet ditën e shtunë më datën 12 tetor 2024. Mësimi do të fillojë nga ora 02:00p.m. deri në orën 04:00p.m. nën drejtimin e mësuesve Lida Zaimi, Luan Goxhaj, Ana Kullaj, Haki Veliu, Ariana Poloska, and Aurora Deda. Pas mësimit të gjuhes shqipe, nxënësit do të vazhdojnë me mësimin e valleve shqiptare nën drejtimin e zonjave Linda Zaimi dhe Aurora Deda. Për aktivitetet artistike to të ndihmojë edhe profesori i nderuar i muzikës z. Armand Zaçelic.
Adresa e shkollës është: 1200 S. Keen Rd., Clearwater, FL 33756. Shkolla do të pranojë studentë nga mosha 6 deri në 14 vjec. Për të rregistruar fëmijët tuaj, ju lutemi të na kontaktoni me mesazh (sms) në numrat 727-647-2091 ose 727-512-4701. Në mesazh, jepni emrin tuaj dhe emrin dhe moshën e femijës (ose femijëve) që dëshironi të rregjistroni. Në shkollë, fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të paktën një nga të rriturit e familjes ose një i rritur i autorizuar nga prindërit e femijës.
Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni administratorin e shkollës, z. Tasim Ruko, drejtuesen, znj. Meri Kodra, dhe sekretarin, z. Bledar Prifti, respektivisht, në numrat 727-647-2091, 727-249-4207, dhe 727-512,4701. Si ndihmëse për problemet e përditshme të shkollës do të jetë znj. Jonida Selic. Gjithashtu, në bordin e shkollës do të marrin pjesë prindërit Klejdia Dhimo dhe Ilir Sako.
Sponsorët kryesor i shkollës shqipe do të jetë Vatra Tampa Bay, bizneset, dhe çdo individ i cili është i interesuar të mbështesë këtë iniciativë patriotike. Vatra do të sigurojë që çdo sponsor dhe kontribues të falenderohet dhe promovohet publikisht si në faqen tonë në Facebook ashtu edhe në eventet e organizuara. Dera e shkollës sonë është e hapur për të gjithë vullnetarët që duan të ndihmojnë.

Ju mirëpresim së shpejti!
Bordi i Vatra Tampa Bay
Endri Filipi
@NewsIn.Al

