Të dielën Rama analizon qeverisjen dhe në datën 8 mbledh Asamblenë.
Me përfundimin e pushimeve verore kryesocialisti Edi Rama kërkon angazhimin si të strukturave politike ashtu edhe të qeverisë.
Pas zgjedhjes në kongresin e 27 korrikut Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në 8 shtator, ku vendimet do të diskutohen dhe merren në qytetin e Durrësit.
Në takim do të marrin pjesë drejtuesit e qarqeve anëtarët që janë pjesë automatikisht si pasojë e pozicionit politik në këtë forcë, si dhe anëtarët e rinj. Tema kryesore e takimit pritet të jetë organizimi dhe axhenda për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që parashikohet të mbahen në 2025.
Mbetet për t’u parë nëse vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2025-ës, do të bëhen ndryshime te drejtuesit e qarqeve
Ndërkaq, 1 shtatori do të mbledhë edhe qeverinë. Ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve janë thërritur nga Kryeministri, për të analizuar punën 6 mujore por dhe për të vendosur prioritetet në muajt e ardhshëm.
Takimi do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa do të ndahet në disa shtylla kryesore si reformat e integrimit, politika e jashtme, mirëqeverisja, rendin dhe siguria si edhe investimet publike.
Një tjetër temë e parashikuar që pritet të diskutohet do të jetë turizmi.
Kjo është mbledhja e dytë për këtë vit e këtij lloji. Në janar të këtij viti, Kryeministri mblodhi kabinetin qeveritar, drejtuesit vendorë dhe drejtorët e institucioneve në qytetin e Shëngjinit, ku dha jo vetëm objektivat për turizmin por u analizua dhe puna e bërë në terren.(OraNews)
@NewsIn.Al
