Gurali Haxhillari, Drejtor Ekzekutiv i Balkan Youth Activism (BYA), përfaqësoi Shqipërinë në Acceleration Week for Global Youth Development Programs 2026 dhe World Youth Development Forum 2026, të zhvilluara në Shangai dhe Wuhan, Kinë.

Ky forum konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme globale për zhvillimin e rinise, duke mbledhur mbi 500 pjesëmarrës nga më shumë se 120 vende dhe rajone të botës, përfshirë liderë të rinj, sipërmarrës, inovatorë, përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve akademike.

Gjatë forumit u diskutuan temat që po përcaktojnë të ardhmen globale të të rinjve: inteligjenca artificiale, transformimi digjital, veprimi klimatik, zhvillimi i qëndrueshëm, vullnetarizmi, sipërmarrja rinore dhe aftësitë e së ardhmes.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Felipe Paullier, si dhe përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), United Nations Volunteers, ministra, zyrtarë qeveritarë, ekspertë dhe përfaqësues të rinisë nga e gjithë bota.

Për Balkan Youth Activism, kjo pjesëmarrje përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për të çuar zërin e të rinjve shqiptarë dhe të Ballkanit Perëndimor në një forum global, për të shkëmbyer përvoja me partnerë ndërkombëtarë dhe për të ndërtuar bashkëpunime të reja që mund të sjellin ndikim pozitiv në komunitetet lokale.
Gjatë aktiviteteve u zhvilluan diskutime, takime dhe iniciativa bashkëpunimi që theksuan rolin vendimtar të të rinjve në përballimin e sfidave globale dhe në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e BYA në këto forume ndërkombëtare konfirmon angazhimin e organizatës për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të fuqizuar të rinjtë dhe për të mbështetur zgjidhje inovative që krijojnë ndikim afatgjatë.
Në një kohë kur e ardhmja po ndërtohet përmes inovacionit, bashkëpunimit dhe lidershipit rinor, Balkan Youth Activism ishte krenare të përfaqësonte Shqipërinë dhe të ishte pjesë e këtij dialogu global.
@NewsIn
