Friday, July 10, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Veçse një ëndërr" Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike…

“Veçse një ëndërr” Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike…

“Veçse një ëndërr”

Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë
S’erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek një burrë.

Për takimin, tjetër ëndërr kisha,
Tjetër doli, siç u ndodh në botë
Endërrova në kulm të trëndafilta
Si një verë a trëndafil në gotë.

Dhe megjithatë them faleminderit
Ti më dhe një fluturim mbi një ëndërr
Nëpër portën hapur prej ylberit
Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.
❤[Dritero Agolli] ❤NilaR

Sa me dashje dhe Padashje na & edhe motivojmë njerëz në këtë jetë!
Pa këtë magji të padukshme por të kuptueshme, jeta do ishte si një lëvozhgë arre.
Ndoshta ky relacion jete na bën më të lumtur se të saktat matematikore: “më do- të dua”, “po jam i yti -e jotja”, “gjithmonë bashkë, deri në vdekje”…e dua erotizmin e jetës që të jep jetë nga aty ku nuk e pret! Me dashuri, ❤NilaR
Selanik- Anila Rezhda

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments