Siç është bërë e ditur, autori i vrasjes së gruas në Zakynthos dyshohet se është një 51-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka rrahur bashkëshorten e tij 41-vjeçare dhe më pas e ka goditur me thikë, mbrëmjen e së dielës.
Por sot 51-vjeçari ka shkuar në punën e tij, në ndërtim, sikur asgjë të mos ndodhte.
Sipas informacioneve të fundit, gruaja ndaj tij kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.
E para ishte më 18 qershor. më pas ai u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos vinte 100 metra larg saj.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Dje të dielën ajo ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye. Gjysmë ore më vonë, ai e vrau atë.
Dëshmi tronditëse
Informacionet thonë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë. Ajo u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, me shumë mavijosje.
Në fakt, një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë “Do të të vras”.
Kur u gjet, ajo u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë. Në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembër me gjak.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe jetonin në Tsilivi, me djalin e rritur jashtë Zakynthos. Gruaja punon në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e vrasësit të dyshuar.
(RAPORTI: MARINOS ALEIFERIS)
@NewsIn.Al

