KreuAktualitetiElona Kataro- Nëse fëmija juaj shkon në shkollë për herë të parë,...

Elona Kataro- Nëse fëmija juaj shkon në shkollë për herë të parë, mund të aplikojë për nënshtetësi greke

Nëse fëmija juaj shkon në shkollë për herë të parë, mund të aplikojë për nënshtetësi greke

Nëse fëmija juaj (që ka lindur në Greqi), do të ulet këtë vit për herë të parë në bangat e shkollës, atëherë ju mund të aplikoni për nënshtetësinë greke për fëmijën tuaj. Siç jeni në dijeni, ka disa kategori sesi fëmijët tuaj mund të përfitojnë nënshtetësi greke:
– Të kenë lindur në Greqi dhe të jenë rregjistruar në klasën e parë fillore
– Të kenë përfunduar me sukses 9 vite arsim të detyruar (6 vite fillore dhe 3 gjimnaz)
– Të kenë përfunduar me sukses 6 vite shkollë të mesme (3 gjimnaz dhe 3 lice)
– Të kenë përfunduar të paktën vitin e fundit të liceut dhe të kenë marrë diplomën e një universiteti
Nëse jeni prindër emigrantë dhe fëmija juaj këtë shtator shkon për herë të parë në shkollë, atëherë ju mund të aplikoni menjëherë për nënshtetësi, pasi i kërkoni drejtorit të shkollës një vërtetim që fëmija juaj është rregjistruar në shkollë.
Përfitoni nga rasti që muajin gusht ju apo të afërm tuaj shkojnë me pushime në Shqipëri dhe nxirrni një çertifikatë familjare dhe një martesore. Certifikata familjare mund të nxirret edhe nga e-Albania (për momentin në Greqi nuk funksionon) ndërsa çertifikatën martesore e nxirrni në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Vulosini me vulën apostille (nëpërmjet postës) me qëllim që të jeni gati për në shtator.
Pra, dy nga dokumentet kryesore janë këto dy çertifikata (martesore, familjare) që duhen vulosur me apostille, por jo të përkthyera. Përkthimi duhet të bëhet në Greqi. Plotësoni dosjen edhe me dokumentet e tjera që duhen, si dhe me taksën prej 100 eurosh (paravolo) dhe pasi i dorëzoni, jeni në pritje për nënshtetësinë.
Bëni kujdes që emri i fëmijës suaj të shkruhet dhe të përkthehet saktë se një gërmë apo një theks mund t’ju shkaktojë pengesa apo vonesa në të ardhmen.
Për çdo informacion, më kontaktoni në 6937708567.Elona Kataro- Presidente e Shoqatës “Jeta” Greqi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit