Si mundet të lesh Korçën pa gjykatë Apeli dhe gjykatë administrative?
Të marrësh vendime të tilla, kaq hapur në dëm të një komuniteti të tërë, do të thotë mungesë përgjegjshmërie e profesionalizmi. Gjykatat nuk kanë parti, as të djethtë e as të majtë. Atje shkojnë të gjithë, në menyrë të qytetëruar për të zgidhur probleme te çdo lloji…me të drejtën e çdo njeriu që nuk e njeh vetgjyqësiné, por të drejtën kushtetuese.
Kohë krize, kohë krize…por, a e dini sa kushton një gjyq në Tiranë? Po shtyrjet pafund…pagesat, aavokatët…
A mund të ketë avokat korçar që të mundet ” të jetojë” në Korçë me familjen, kur çdo ditë do ketë gjyqnë Tiranë? Po le Tiranën, po na nxorën dhe Lushnjën tani…gjykata administrative e Korçës në Lushnjë…edhe të qeshësh të vjen turp!

Hartat gjyqësore nuk mund të bëhen me një të rënë lapsi…
@NewsIn.Al

