Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomePress EmigrantSi votohet në Greqi?/ "E zgjedh unë deputetin dhe jo Kryetari i...

Si votohet në Greqi?/ “E zgjedh unë deputetin dhe jo Kryetari i Partisë”

Jorgji Sidheri

“Dy fjalë të them dhe unë për shkurtimin e listava nga KQZ që ndodhi dje duke barazuar nr e deputetëve që dalin me nr e kandidatëve sipas çdo subjekti politik…(!!!) Demokracia ka lindur në Greqi. Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend)

A e dini se si votohet në Greqi ?

1-Fleta e votimit pa asnjë element sigurie.Të njëjtën fletë i fusin poshtë derës subjektet politike.

2-E mer atë fletë me vete po do (stë pengon kush) i ve kryqin/et që në shtëpi.

3-Shkon të votosh, të japin aq fletë votimi sa forca politike marin pjesë.(e njëjtë si ajo që ke në xhep)

4-Çdo subjekt politik ka më shumë kandidatë se nr i deputetëve që do dalin në atë zonë.Pra ke mundësi të zgjedhësh edhe brenda partisë tënde se kush do të më përfaqësojë mua.

5-Pasi ti ke zgjedhur një fletë votimi, i hedh në kosh të tjerat,ose mund t’i hedhësh të gjitha dhe të nxjerësh atë që ke marë nga shtëpia.

6-Pasi ke vendosur një kryq apo dy (sipas nr të deputetëve që del në zonën ku voton) e vendos fletën në zarf dhe del e hedh në kutinë e votimit,vetëm zarfi ka vulën.

7-Para se ta hedhësh në kuti të pyesin: A ke venë një fletë dhe a ke vendosur kryqe 1 apo 2 sipas nr të deputetëve që dalin…brenda asaj liste të gjatë që kandidojnë për të njëjtin vend brenda së njëjtës parti politike.

8-Kjo është Demokracia,e zgjedh unë deputetin që do më përfaqësojë dhe jo Kryetari i partisë…

9-Deputet i tillë përfaqëson sovranin,ka integritet dhe smbetet ushtar i bindur në rresht përpara kryetarit të partisë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments