KreuKulturë / ArtSillma sërish Majin, i dashur, Me fluturat mbi lulet vesëndritura.../poezi nga Armenida...

Sillma sërish Majin, i dashur, Me fluturat mbi lulet vesëndritura…/poezi nga Armenida Qyqja

-SILLMA MAJIN-

Sillma sërish Majin, i dashur,
Me fluturat mbi lulet vesëndritura,
Unë, bijë e diellit, betohem,
Që dhe shirat e papritur fort do ia dua…

Largoma të lutem shkretirën e heshtjes,
Minutat e pritjes, kokërriza rëre pafund,
Shpirtin bluajnë mullinjtë e kujtesës
Por, prehjen pa ty s’ia gjejnë dot askund…

Sillma i dashur sërish Majin,
Ylberet, që ëndrrat na lidhnin mes reve,
Betohem, sytë e buzët më s’do fshehin,
Atë që zemra rend të thotë mes rrahjeve…

-ARMENIDA-

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit