Sunday, May 19, 2024
spot_img
HomeKulture / Art#SiSot, më 26 maj 1913, u lind ikonografja, piktorja dhe mësonjësja dardhare,...

#SiSot, më 26 maj 1913, u lind ikonografja, piktorja dhe mësonjësja dardhare, Androniqi Zengo Antoniu.

#SiSot, më 26 maj 1913, u lind ikonografja, piktorja dhe mësonjësja dardhare, Androniqi Zengo Antoniu.

Mjeshtërinë do ta niste nën gjurmët e të atit, Vangjel Zengos dhe të motrës, duke restauruar pikturat murale të Shën Mërisë, të Shën Thanasit në Korçë, të Shën Kollit në Hoçisht etj. Studimet e larta i kreu në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë, ku spikati për rezultate të shkëlqyera dhe ku së bashku me të motrën do të cilësohej ndër të parat femra profesioniste të artit pamor shqiptar.

Kthimi në atdhe e gjen Androniqin në Korçë në rolin e mësonjëses pranë shkollës femërore. Në vitin 1937, në kuadrin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Zengo çel ekspozitën e parë të saj me piktura që i përkasin kohës si mësonjëse. Ndërsa një vit më vonë, ajo do të çelte një ekspozitë të dytë dhe vlerësimi për figurën e saj do t’i kalonte përmasat lokale, duke e shndërruar Zengon si model frymëzimi për femrën atëkohë.

Më tutje, emri i saj do të përmendej në galeritë apo në panairet me të suksesshme të kohës. Në vitin 1940, Zengo do të nderohej në Bari të Italisë për veprën “Kalaja e Petrelës”. Pjesë e ekspozitës ishin edhe zëra unikë të pikturës shqiptare, sikurse Vangjush Mio dhe Zef Kolombi. Artistja do të vlerësohej gjatë periudhës së komunizmit brenda edhe jashtë vendit për punën e saj krijuese. Në pikturat e saj mbizotrojnë portretet, peisazhi, dashuria për kostumet dhe vendlindja e saj Dardha.

Bashkëngjitur më poshtë, një autoportret i Zengos, si edhe kopertina e një libri që i është dhuruar.

#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatKujtojnë
#AndroniqiZengo
#AQSH

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments