S’ka asnjë thikë pas shpine për Erion Veliajn…
Dje, këshilli bashkiak i Tiranës shkarkoi Erion Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Që prej shkurtit 2025 ai është arrestuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK dhe prej 8 muajsh ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg. Përpjekjet e tij për të ndryshuar këtë masë në shkallë të tjera gjykimi nuk patën sukses.
Prej 8 muajsh kryeqyteti është pa kryetarin e zgjedhur nga qytetarët e Tiranës tri herë rresht. Ky boshllëk është barrë e rëndë për punët e përditshme të qytetit. Në kushte të tilla, Veliaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen vetë, për ta çliruar Tiranën nga ky ngërç.
Arrestimi i tij, në gjykimin tonë, nuk erdhi mbi fakte të forta dhe nuk ishte në proporcion me detyrën e tij e marrëdhënien me qytetarët. Ai shërbeu më shumë si baraspeshë politike pas arrestimit të Ilir Metës dhe arrestit shtëpiak të Sali Berishës, për të krijuar iluzionin se drejtësia po godet “peshqit e mëdhenj” pa dallim krahu politik. Më shumë lojë për balancim, sesa nevojë reale për izolim.
Por faktet janë këto: kryeqyteti mbeti në stanjacion, shërbimet publike dhe drejtoritë u destabilizuan. Tirana nuk mund të mbetet peng i një baraspeshe artificiale. Prandaj, kryeministri Rama propozoi shkarkimin e z. Veliaj për t’i hapur rrugë një kryetari të ri që do të merret me punët e përditshme të kryeqytetit.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, arrestimi i tij ka pasur edhe efekt goditjeje politike ndaj Partisë Socialiste. Pikërisht për këtë arsye, Veliaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen vetë, për të mos e lënë këtë barrë mbi PS-në. Sepse falë PS, Erion Veliaj ishte kryebashkiaku që e ktheu Tiranën në një metropol modern.
Kështu që, të flasësh për “thika pas shpine” është mashtrim. Shkarkimi ishte i domosdoshëm për t’i kthyer Tiranës një kryetar me kohë të plotë. Ata që flasin ndryshe janë thjesht militantë të kënetës, që shpresojnë të peshkojnë votat personale të Veliajt. Por realiteti është i thjeshtë: me Ogerta Manastirliun si kandidate, PD në Tiranë do marrë vetëm degjenerimin e radhës elektorale.
Ne në fund e falënderojmë Erion Veliajn për përkushtimin, punët e mira dhe transformimin që i dha Tiranës gjatë këtyre viteve. Historia do ta mbajë mend si njeriun që i dha kryeqytetit fytyrën e një metropoli europian.
Faleminderit lali Eri.
#erionveliaj
#bashkiatiranë
#tiranametropol
#spak
#flmlalieri

© Rilindje
@NewsIn.Al

