KreuPe KorceSkënderbeu i Korçës nuk ishte thjesht një ekip futbolli, ishte një koncept...

Skënderbeu i Korçës nuk ishte thjesht një ekip futbolli, ishte një koncept europian ku çdo ekip tjetër, pavarësisht konkurencës dhe garës, shikonte klubin e vet dhe mbushej me shpresë…

Nuk është rastësi që në momente të caktuara, histeria e shfrenuar e urrejtjes për Skënderbeun ngre krye në analizat sportive të gjoja analistave, në moralistët e pamoral që flasin në emër të futbollit, të tifozëve me pushtet që urrejnë çdo gjë të bukur që del mbi ekipin e tyre!

Skënderbeu i Korçës nuk ishte thjesht një ekip futbolli, ishte një koncept europian ku çdo ekip tjetër, pavarësisht konkurencës dhe garës, shikonte klubin e vet dhe mbushej me shpresë që mundësitë tashmë i ka çdo ekip, mjaft që të investohet dhe administrohet nga një staf i aftë dhe profesionist. Skënderbeu ishte klub europian, treg futbolli, ekip me koeficient të lartë në Europë, dy herë pjesëmarrës në grupet e Uefa ligë…po kjo në Shqipëri nuk quhet sukses! Stonon…je më i miri dhe do të luftohesh e anatemohesh me çdo mënyrë!
Fillojnë sharjet, shpifjet nëpër studio, gërmohet nëpër biografira dhe historira për të fillua linçimin…dhe ku e filluan? Me shitje e blerje ndeshjesh? Të gjithë një zëri pranonin që në Korçë luanin dhe drejtonin më të mirët, që në Korçë luhej futboll…që Korça ishte ndryshe, por kjo ndryshe nuk gëlltitej.
Si fillim u gjet një nenpunës shqiptar në Federatën spanjolle të futbollit për të shpënë në vesh të kolegëve të vet “bëmat” e Skënderbeut…e realizuan këtë dhe më vonë filluan letrat dhe e-mailet anonimë…
E dënuan Skënderbeun dhe akoma ja kanë frikën. Ata e dinë shumë mirë këtë që Skënderbeu tashmë është një frymë, jo vetëm futboll dhe fryma është oksigjen!
Të gjithë futbollistët që përfaqësuan këtë ekip ishin më të kërkuarit, më cilësorët…për të gjithë këta futbollistë, kampionë “të korruptuar” u lëpinë për ti pasur në ekipet e tyre, por nuk dëgjuam të përmëndnin një nga ata me emër për shitje ndeshjesh.
Nuk shet e ble kurrë më i miri, sepse qëllimi i të mirit është të bëhet shumë më i mirë!!!
Nuk dua të ndërhy në zgjedhjet e FSHF, sepse ato janë e drejta atyre që votojnë, por nuk mundet të rri i qetë kur dikush i veshur me kostum politikani akuzon se i paska marrë padrejtësisht kampionatin Vlorës, Durrësit, Tiranës dhe Partizanit te tij…joooo…sikur të kishe përmëndur kartonin e kuq te Salihit që ja u grisi në fytyrë arbitrave të shitur e blerë nga drejtues që synonin vjedhjen e kampionatit do kishte folur me gjuhën e gjithë sportdashësve!
Skënderbeu do ringrihet duan, apo nuk duan shumë ekspertë ekranesh, që kurrë nuk thonë dy herë të njëjtën fjalë…do ringrihet se vendin e vet e ka në Europë dhe bashkë me të e gjithë Shqipëria! @NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit