Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.
Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.
Java e parë e Superligës do të nisë me disa supersfida. Teuta kampione e nisë mbrojtjen e titullit ndaj Partizanit në shtëpi, Tirana pret Skënderbeun, Dinamo debuton ndaj Kastriotit, kurse Egantia kundër Kukësit në shtëpi. Laçi do të sfidojë Vllazninë në shtëpi në një ndeshje derbi.
Ja dhe kalendari i ndeshjeve të Skënderbeut;
1- Tirana Skënderbeu
2- Skënderbeu Partizani
3- Egnatia Skënderbeu
4-Skënderbeu Vllaznia
5- Kastrioti Skenderbeu
6- Skënderbeu Dinamo
7- Laçi Skënderbeu
8- Skënderbeu Kukësi
9- Teuta Skënderbeu
#Newsin. Al

