KreuAktualitetiSocialistët nuk bëjnë pushim! Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN e bujshme…

Socialistët nuk bëjnë pushim! Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN e bujshme…

Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Rama mbledh sot të vetët në një takim që pritet të zgjasë dy ditë, sot e nesër, në Pogradec.

Me rastin e nisjes së një sezoni të ri politik raportohet se mbledhja e socialistëve që do të zhvillohet do të jetë një llogaridhënie për punët e bëra nga ana e ministrive respektive, ndërsa pritet të diskutohet dhe dokumenti strategjik “Besa”.

Dita e sotme, e cila përkon me ditën e parë të takimit të socialistëve do të jetë e fokusuar te politika, ndërsa e nesërmja do shërbejë si llogaridhënie të ministrave.

Mbledhja do të mbahet në ambientet e jashtme të godinës, pasi godinat s’janë aq të mëdha që mund të marrin gjithë të pranishmit. Po ashtu raportohet se do të jenë në terren forca të shumta sigurie, ndërsa pritet që t’i bashkohet takimit dhe ministri i Pushtetit vendor Ervin Demo, që do të ndjekë nga afër situatën e përgatitjeve.

Pas këtij takimi dy ditor, pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit