HomePe KorçeSoela Myrtollari (Zhidro), përfaqësuese e denjë e Korçes, për në parlamentin shqiptar!

Soela Myrtollari (Zhidro), përfaqësuese e denjë e Korçes, për në parlamentin shqiptar!

Soela Myrtollari (Zhidro)
Lindur në Korçë, 15 Janar 1990, në një familje të  persekutuar,  me bindje të djathta.

 

Që në vitet e para të shkollës, dallohet për nxënëse e mirë dhe me vullnet. Karakteri kërkues e bëri të vazhdojë vitet e gjimnazit si nxënëse e Liceut Francez, nga ku mori një edukim të shëndetshëm dhe të gjuhës Franceze, e nga ku më pas, të pranohej si studente në një nga universitetet më të vjetra në botë, Universitetin e Sheffield-it. U diplomua si Studente ALUMNI në 2011 mes shumë studentëve nga e gjithë bota.

Punoi në Kolegjin Amerikan të Tiranës për rreth 1 vit si Mësuese ekonomie dhe më pas u rikthye ne qytetin e lindjes. Humbja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike në vitin 2013 e nxiti edhe më shumë për të nisur një sfidë te re duke u bërë pjesë aktive e struktuarave të PD Korçë, në një perjudhë kur shumica e militanteve largohej nga kjo parti. Njëkohësisht, punoi si ekonomiste në biznesin familjar deri në vitin 2015, viti kur biznesi falimentoi nga gjobat e pakritera dhe të padrejta të Pushtetit. Në 2015 punoi si arkëtare pranë një Banke të nivelit të dytë në qytetin e Korçës.

Ri-organizimi i forumit rinor të PD e gjeti me deshirën për të qënë drejtuese e të rinjve demokrate të PD dega Korçë. Në bazë të parimit “Një anëtar, Një votë”, fiton thellë zgjedhjet dhe merr detyrën e kryetares së forumit rinor. Në fushatën elektorale të vitit 2017, e gjen veten pjesë të listës së kanditatëve për deputet të qarkut Korçë, si vlerësim falë punës së mirë që ishte bërë me forumin rinor. Në 2018, punoi si agjente kredie në një institucion jo bankar kredidhënës.

Soela ishte ndër të parët deputetë, që refuzuan mandatin e deputetit, pas Z. Lulzim Basha në momentin kur opozita vendosi të “djegë” mandatet.

Në dhjetor 2020, Soela bashkohet me protestën e të rinjve, në mbrojtje të kauzës “Të mbrojnë jetët tona.” Kauzë e ngritur nga të rinjtë e forumit, me rastin e vrasjes të Klodian Rasha nga efektiva të policisë duke mbledhur në një kohë rekord qindra të rinj pa dallim partiak. Nga kjo proteste, Soela gjobitet nga policia e shtetit 5 milion lekë (të reja), si organizatore e protestës. Një vlerë marramëndëse e cila ishte e pavlefshme krahasuar me nivelin e kauzës së ngritur dhe qëllimit të protestës.

Gjoba nuk e ndali punën dhe dëshirën e Soelës për të vazhduar me aktivitetet rinore. Përveç aktiviteteve politike, FRPD prej kohësh njihet për aktivitet sociale si: dhurimi i librave, dhurim gjaku, mbjellja e pemëve, Vlerësimi i grave në zonat rurale dhe Bamirësia.

Në listën e kandidateve për Deputet të qarkut të Korçës, rënditet e 9-ta si kandidate e Partisë Demokratike duke marrë edhe një herë besimin e Partisë për të vijuar rrugëtimin e saj politik dhe për të qënë një zë i fortë në mbështetje të Qarkut të Korçës.

#Newsin. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments