Sot është Dita Ndërkombëtare për Respektimin e të Moshuarve….Është një ditë që të gjithëve duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm e më të reflektueshem ndaj kujdesit dhe mirënjohjes që duhet të tregojmë ndaj tyre.
Një pension është shumë pak në krahasim me atë që ata kanë dhënë për ne…a thua se ata nuk janë njerëzit tanë , pa harruar që edhe ne do jemi një ditë në moshën e tyre…

Është ligj i jetës…
Do vijë një ditë të martohesh, do bëhesh me fëmijë… Do i mbash në prehër, do i shohëhesh në bebe të syrit, ata do të buzëqeshin e ti atëhere do ndjesh se ç’është dashuria. Po ama do vijë një ditë, do vijë një ditë që ata do të rriten dhe do ti mbyllin, do ti ndryjnë zemrat e tyre para syve të tu, atëhere ti do ndjesh se ç’është dhimbja…
Mirënjohje për jetë, sot dhe çdo ditë të vitit! Respekti ndaj të moshuarve, është respekt ndaj JETËS!
#Viki Jano

