24 tetor 1944, Clirimi i Korces, ne foton poshte Varrezat e Deshmoreve ne Korce. Me kete rast po kujtoj deshmorin korcar Raqi Qirinxhi, rreth 30 vjec, i cili u zhduk gjate operacionit gjerman te dimrit, ne janar 1944 ne zonen malore ndermjet Voskopojes dhe Skraparit, sic thone duke patur nje sasi te madhe floriri, te ngarkuar ne mushke qe do perdorej per brigadat partizane. Ishte bore e madhe dhe dimer shume i ftohte, si dhe gjermane e balliste kishte kudo ne ate zone dhe luftohej shpesh me to. Thone se gjate marshimit disa ditor dhe luftimeve te shkurtera qe beheshin me gjermanet dhe balistet, ai u shkeput nga pjesa tjeter e partizaneve dhe nuk u gjet me as ai dhe as floriri, megjithese e kerkuan shume gjate luftes, edhe qeveria Enver Hoxhes pas luftes. Keto i kam degjuar qysh kalama para rreth 45 vjetesh, ndoshta prandaj me jane fiksuar ne koke, dhe prandaj keto vitet e fundit kam kerkuar shume ne internet, kam lexuar disa histori te ndryshme, por asgje te sakte. Mire me tha dikush :-”Ate histori nuk e zgjidhen dot Enveri, Mehmeti, Koci Xoxe dhe shteti shqiptar qe e kerkuan direkt pas lufte, do e gjesh ti tani”.

Kozma Borova
@NewsIn.Al
