KreuKulturë / ArtSot lexova një libër të Muhamedit, Gjithë botës i falte dashuri.../ Skënder...

Sot lexova një libër të Muhamedit, Gjithë botës i falte dashuri…/ Skënder Rusi

MUSLIMANËT
Ata falen duke rënë në gjunjë,
Puthin tokën kudo që janë,
Pak Muhamed je ti,jam dhe unë
Në tërë këtë botë me muslimanë!

Po sa herë që futem në xhami
Harroj që këpucët duhen hequr,
Ky është një gabim që e bëj unë,jo ti,
Paçka se më vjen dhe për të qeshur!

Sa herë që shkoj në xhami,
Me veten time habitem,
Po ku ta gjej atë vajzë me shami,
(Nën shami më të bukurat fshihen!)

Sot lexova një libër të Muhamedit,
Gjithë botës i falte dashuri,
Këtu hyj dhe unë që nuk i heq këpucët
Kur futem në xhami!

Skender Rusi…
Korce,  2017

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit