Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSpiropali: “ Ftesa e presidentit Trump është për Shqipërinë rrjedh nga një...

Spiropali: “ Ftesa e presidentit Trump është për Shqipërinë rrjedh nga një rezolutë e OKB-së dhe nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara”

 

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan mbi ftesën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në Bordet e Paqes.
Sipas Spiropalit, pavarësisht se ftesa i është dërguar Kryeministrit Rama ajo përfaqëson vlerësim për shtetin shqiptar.
“Ftesa e presidentit Trump është për Shqipërinë rrjedh nga një rezolutë e OKB-së dhe nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara,” tha Spiropali, duke reaguar ndaj debateve dhe interpretimeve të shumta që u përhapën në media.

Ministrja shtoi se statusi i Shqipërisë si anëtare themeluese i jep vendit një rol të barabartë dhe ndikim real në vendimmarrjen strategjike të bordit, duke theksuar se kjo është një mundësi historike dhe një përgjegjësi e lartë shtetërore për vendin.

Spiropali solli si shembuj Argjentinën dhe Turqinë, ku pjesëmarrja në këtë bord nuk ka shkaktuar debate, duke sugjeruar se e njëjta qasje duhet të vijë edhe për Shqipërinë.

Më 18 janar, kryeministri Rama shpërndau ftesën zyrtarisht, duke nënvizuar rolin e vendit tonë si palë themeluese në Statutin e Bordit të Paqes dhe rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në promovimin e paqes ndërkombëtare.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments