KreuPe KorceSportdashësit nuk mundet të harrojnë kurrë Eva Dunin, yllin e Skënderbeut...

Sportdashësit nuk mundet të harrojnë kurrë Eva Dunin, yllin e Skënderbeut të artë, Dinamos europiane dhe kombëtares së volejbollit te viteve 80 !

22 vjet pa mjeshtren e madhe të volejbollit shqiptar, korçaren Eva Duni.
Të gjithë sportdashësit nuk mundet të harrojnë kurrë yllin e Skënderbeut të artë, Dinamos europiane dhe kombëtares së volejbollit te viteve 80 !

Krenarë dhe mirenjohës per ty Eva jonë, shëmbull kudo, në sport, shoqëri e familje…
Besojme se shprehim dëshirën e gjithë sportdashësve korçarë për dhënien e titullit “Qytetare Nderi” ish volejbollistes së kombëtares Eva Duni! E ku ka më bukur që ky titull nderi ti jepet Evës ditën që vajzat tona të voleibollit do shpallen kampione!
Po postoj të plotë  shkrimin përkuntimor të Sindit, vajzës së kampiones Eva Duni, vjet në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Eva…
Sot te pashe…pas 21 vitesh une te pashe perseri!!! Me vjen turp ta them po kisha harruar si ishe…si ishte zeri jot..si levizje ti! Nuk mund ta pershkruaj cfare ndjeva! O Zot ishte si te rilindja e te vdisja ne te njejten kohe! Kisha disa muaj qe kisha ne kompjuter nje file qe nuk kisha guximin ta hapja me pare pasi nuk kisha guximin ta shihja vetem me mendimin qe do me bente te ndihesha keq, por sot e vendosa edhe e hapa! Ti ishe atje…e gjalle si atehere, e cilter si atehere…edhe zeri jot..o Zot zeri jot qe here me ngjante me zerin e motres tende here si nje ze brenda shpirtit tim qe e kam degjuar gjithmone! Mu drodh trupi dhe lotet nuk me pushuan per 25 min rresht teksa degjoja njerezit qe flisnin per ty me superlativa dhe ty vete qe flisje per veten me modesti dhe per ekipin me krenari te madhe! Do te duhej nje nate e tere dimri te shprehja sa me kishe munguar por sot asnjeri nuk ka aq shume kohe per te kushtuar dhe degjuar! Keshtu qe perseri ngelemi une ne toke e ti ne qiell qe degjon cdo dite fjalet e mia qe te lusin per ndihme e per keshille edhe pse s’marr pergjigje ndonjehere! E shtrenjta ime me kujtove edhe njehere sa krenare duhet te jem qe jam vajza e te madhes EVA DUNI! Jo nuk e ul koken asnjehere do behem e forte si ty e do luftoj cdo dite si ty! Shplodhu e shtrenjta ime! Pasneser 21 vjet pa ty! Te dua ❤
(Nga vajza e saj Sindi Mizaku)

@Newsin.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit