Suedi: Incidente të dhunshme pas një demonstrate të ekstremit të djathtë
Janë djegur kosha plehrash, një autobus dhe një makinë
Incidente të dhunshme shpërthyen gjatë natës në qytetin jugor suedez të Malmos pas mitingjeve që denoncuan qëllimin e një grupi të ekstremit të djathtë për të djegur një kopje të Kuranit, tha sot policia.

“Ka pasur zjarre në pika të ndryshme gjatë natës në Malmo”, tha policia në një deklaratë.
Ata sqaruan se janë djegur kosha plehrash, një autobus dhe një makinë. Shumë padi janë ngritur edhe për vandalizëm prone.
Incidentet shpërthyen pas një mbledhjeje të “Linjës së ashpër” anti-imigruese dhe anti-islamike të udhëhequr nga danezi Rasmus Palundan, i cili aktualisht po organizon një turne në Suedi, duke rezultuar në shumë përplasje mes policisë dhe protestuesve në disa qytete suedeze.
Tubimi i Palutan të shtunën u zhvendos nga një lagje Landskrona në një park makinash në Malmo, një qytet i madh fqinj, për të shmangur përleshjet.
Pardje, e Premtja e Madhe e Katolikëve, makinat e policisë u dogjën në qytetin e Orebro, në pjesën jugore të vendit. Trazira me gurë pati edhe në kryeqytetin Stokholm.
Rreth 12 policë u plagosën.
@NewsIn.Al

