Sulmi ndaj Bregoviç si sulm ndaj Ballkanit te hapur.
Me Vojsavan e vogel u njoha pasi Rexi im i çau komardaren dhe une me pas, per ta qetesuar, i bleva rosakun ngjyre roze dhe njekohesisht mesova qe familja e saj serbe ishin bujtes ne vilen e Tahirit, çamit nga Ksamili. Palet ishin sh te kenaqur dhe Tahiri me foli me superlativa per korektesine dhe sjelljen e tyre. Ishin disa familje serbe qe vinin çdo vit.

Si mund te jesh kunder nje mardhenie te hapur levizje dhe biznesi?
Si mund te jesh pro nje kontrolli” rutinor te dyfishte gjate kalimit nga Korca ne Oher?
Egziston nje shpure politikanesh qe nuk ofrojne asgje perveç nje nacionalizmi shterpe te mbeshtetur ne urejtja ndaj komshiut. Ata nuk gjenerojne as vende pune , as politika zhvillimi, pergjithesisht jane populiste, flasin per dashurine ndaj atdheut (qe kane dekada tashme qe e hane deri ne kocke), flasin per mbrojtjen e gjuhes dhe traditave, per gjera qe askush nuk te kundershton, bejne shqiponjen me pellembe, mbajne shall kuq e zi, artikulijne vazhdimisht viktimizimin nga komshinjte, por asnjehere nuk thone bemat ndaj tyre te pashallareve shqiptare dhe ushtrive te tyre, gjate perandorise otomane. Ata nuk mungojne asnjehere te vene kurora dhe te perulen per te renet ne cdo feste kombetare.
Ata nuk mund te egzistojne ,sikur ne nje rast hipotetik te zhdukej urrejtja, te cilen e kane menyre jetese po aq sa nje mushkonje gjakpirjen. Ndryshe jane te pa vlefshem ne shoqeri dhe media, asnje mikrofon nuk do ju ofrohej me sikur befas te fillonte nje epoke e re bashkejetese, gje qe individet kane dekada qe e bejne pa paragjykim nacional apo fetar, ne lidhje biznesi apo familjare. “Harojne” qe kriminelet kane emra te pervecem, dhe nuk mund te njehesohen me kombet e tyre.
Prodhuesi apo konsumatori? Ne kete raport politika duhet te jete ne favor te konsumatorit, ndersa prodhuesi duhet te korektohet qe te mbijetoje. Nuk ka sens ekonomik qe pa aftesine e prodhuesit ta paguaje konsumatori.
Ne Ksamil dhe jo vetem ka kohe qe filluar nje open Ballkan para se qeverite te hedhin hapa zyrtare.

#A.I.BAZE

