Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSurprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

Disa orë pasi socialistët dhe PSD miratuan Reformën Territoriale për shkrirjen e 15 bashkive të vendit, kryeparlamentari Niko Peleshi komentoi nga Korça zhvillimet e fundit.

Ai tha se bashkimi i Maliqit me Korçën do ta bëjë këtë të fundit bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja, me 1462 km² dhe rreth 100 mijë banorë.

Pavarësisht protestave të banorëve, Peleshi e cilësoi Reformën si zhvillim pozitiv ndërsa tha se duhet të “përkëdhelen” edhe banorët e Maliqit që e shohin me skepticizëm shkrirjen e bashkisë së tyre.

“Sipas hartës së re bashkia e Korçës bëhet bashkia më e madhe në Shqipëri për nga sipërfaqja, një sipërfaqe 1462 km2, pra siç e dini Korça dhe Maliqi dy bashkitë bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe, jo vetëm më e madhja por e shkëputur me 200 km2 më shumë nga bashkia pasuese që është Elbasani. Sipërfaqja e madhe nuk është për shkak të numrit të madh të popullsisë, popullsia është rreth 100 mijë banorë tani e bashkisë së re, por për shkak të fushës së madhe të Korçës dhe të Maliqit që tani janë një fushë, e quani fusha e Maliqit më mirë që të përkëdhelim pak edhe ata që ende e shikojnë me skepticizëm reformën. Unë jam i bindur që është një gjë shumë e mirë. Në fushën e bujqësisë bashkohen në një dhe kanë nën administrim në kuptimin gjeografik pothuajsë të gjithë fushën e madhe të Maliqit që është fusha e dytë më e madhe në Shqipëri“- tha Peleshi.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments