KreuAktualitetiTakimi urgjent me nënkryetarët e Bashkisë, Rama “përzë” Anuela Ristanin nga…

Takimi urgjent me nënkryetarët e Bashkisë, Rama “përzë” Anuela Ristanin nga…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Mbledhja e cila ka nisur në orën 11:00, u mbajt në ambjentet e Kryeministrisë dhe vjen një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak. Në takim është e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.

Burime për “A2 CNN” bejne me dije se kryetarja në detyrë e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, është larguar një orë më herët nga takimi, dukshëm e mërzitur, pasi kjo i është kërkuar nga Kryeministri Edi Rama.

Vlen të theksojmë që Anuela Ristani është kritikuar mê herët edhe nga deputeti socialist Erion Braçe pasi kryebashkiakja e komanduar me arrogancë nuk i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit