KreuAktualiteti"Tashko& Koço, një love story shqiptar”, do të shfaqet tek Teatri Andon...

“Tashko& Koço, një love story shqiptar”, do të shfaqet tek Teatri Andon Z.Çajupi, në  dt 29 tetor.

Dokumentari “Tashko& Koço, një love story shqiptar” i shfaqur me shumë sukses në Akademinë e Shkencave dhe Muzeun Kombëtar, vjen edhe në Korçe, ku do të shfaqet tek Teatri Andon Z.Çajupi, në  dt 29 tetor.
Dy fjalë mbi realizimin e dokumentarit. artistik” Tashko & Koço, një love story shqiptar”

Shikuesi për herë të parë ra në kontakt me këtë vepër te re për çiftin e shquar të artisteve, Tashko & Koço, në shfaqjen e dhënë në Akademinë e Shkecave, me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Eno Koço, ku merrte pjesë e gjithë familja e tij e madhe e përberë nga artistë me emer edhe jashtë shtetit.

Filmi u ndoq me frymën e mbajtur pezull..dhe u fol me superlativa, për krijimin e një vepre të veçantë kinematografike, që mbushi një enigmë në historinë e dy figurave të shquara të artit tonë muzikor dhe jo vetëm.
Premiera përfundimisht u bë tek Muzeu Kombëtar, Salla e shfaqjeve “UNESCO “ku unë si autore kam qenë e prezantuar disa herë, pa harruar premierat në Arkivin Shtetëror të Filmit, në Teatrin Kombëtar apo në Millenium.
Yllin nuk e kisha parë aq të tërhequr, sa nuk donte të dilte as në skene për t’u prezantuar?!
Dhe vërtetë, në rastin e një filmi të tillë, ku protogoniste ishin, të paharruarit, dy artistët e mëdhenj, ëngjej, Tashko& Koço, rutina e zakonshme zbehet sepse nga ekrani hyjmë me heshtje të thellë nderimi…në tregimin e jetës së tyre, me fjalë shpirtërore, të shpalosur aq dhimbshëm e bukur, në një leterkëmbim dashuror te jashtëzakonshëm, qe tregon për një love story vertetë shqiptare!
Këto letra dashurie, të shkruara edhe me dorën e artistëve në bukurshkrimin e gjuhës më të bukur në botë, shqipes, ato kthehen në një lëndinë dashurie të pavdekshme…
Tefta e Kristaqi erdhen si dy zogj shpëtimtare në qiellin e Kultures e muzikës shqiptare, të viteve 30, 40-të, duke i ngritur zemrat e të gjithëve me interpretimet e tyre brilante nga Verdi, Bethoven, Bize, Vivaldi deri tek ngritja e muzikës popullore shqiptare në majat e muzikës se qytetruar shqiptare.
Ata ishin dy kometa të zjarrta qe lanë gjurmë te arta në artin shqiptar te dritherruar për zhvillime te tilla. Prof.Pandi Bello, qe ka shkruar librin më te bukur për Teftën thotë me bindje, se ajo është fenomen shoqëror…botë më vete. Ndersa Eno mes tregimeve befasuese për historinë e dashurise se tyre, thotë në interviste, se ata ishin dy bote qe u bashkuan e u dashuruarun mes tyre dhe me artin e tyre!
Filmi me një regji profesionale perfekte nga mjeshtri Ylli Pepo sjell në ekran gjithë atmosferën ku lindi dhe arriti kulmin dashuria e tyre, si diçka qe xhelozoi vetë engjëjt qe i morrën ata pranë vete ne moshe të re.
Filmi e” qëndis” dashurinë e tyre përmes episodeve, qe i merr me vete, edhe mbas del nga salla…Intervistat e bashkoheseve …larg dhe afer, janë caste emocionuese te një vlerësimi e adhurimi të përjetshëm.
Koncertet e tyre, afishet, emrat qe parakalojnë në sytë tanë, fotografitë të bëra nga mjeshtrat korçare e shkodrane, shtypi i kohës me një analizë kritike te befte, të papare, e furnizojnë shpirtërisht shikuesin me fakte emocionuese,qe nuk harrohen kollaj.
Një dokumentar qe rrjeshton faktet dhe emocionet, duke i kthyer në amalgamë mendimi, se arti shqiptar u ngjiz nga talente kalibri të njohur edhe në botë, Paris,Londer, Rome, deri Kalabri, deri në Beograd…Dhe mos harrojmë vitet e veshtire kur jetuan protogonistet e artit, Tashko& Koço…
Tefta një vit para pushtimit italian jep koncerte në qytetet kryesore te Shqipërisë, ku morri edhe sëmundjen, qe e largoi aq shpejt nga ne…Ndersa Kristaqi, në këtë kohë, ndersa vazhdonte studimet në Milano, jepte koncerte në Romë e Kalabri …
I njohim nga afer Artistët e mëdhenj, në gjithshka te shtrënjë që na dhuruan me artin e tyre, në disqet qe rrëmbyen e rrëmbejnë zemrat e te gjithe shqiptareve në Botë.
Degjojmë letra ku përshkruhen mardhenie të veçanta të Tashkos dhe Koços, me kolegë e tyre, këngëtare, kompozitore, poete, shkrimtare te kohës, me te aferm, miq e dashamiresi të artit…
Dokumentari fillon me fjalët proverbiale qe shkruan Tefta në ekran për të zgjedhurin e zemres së saj, Kristaqin..”Ti për mua je një botë e tërë!”
Pas kësaj dëgjojmë menjëherë zërin e shoqerues së saj në piano dhe mikes, Lola Gjoka…Copëza shpirti qe flasin me komunikim shpirteror te thellë mes tyre..

Sa vertetësi dhe dhimbje bashkë, mban ky film!?
Nga likoja, qe i serviret çiftit të fejuar në Dardhe, nga durrsaku qe do dhurojë pianon e tij, intervistat e mrrekullueshme qe plotesojnë njëra tjetrën dhe yllëzojnë veprën e artisteve te pavdekshëm.

Katja Zhavo_Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit