Në Itali shqiptarët zënë vendin e tretë nga numri nëpër burgje, pas marokenëve dhe rumunëve.
Të burgosurit shqiptarë dallohen gjithmonë për gjetjen e mundësive për tu arratisur duke shfrytëzuar çdo mundësi. Një shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në natën e Vitit të Ri. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.
Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia pasi dyshohet se theu krahun teksa u hodh nga çarçafët.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shqiptarit të arratisur.
@ NewsIn.Al

