Pena
Pena luan me tmerrin, e kthen në kënaqësi
Kënaqësinë, të dojë, mund ta kthejë në tmerr
Ajo zhytet aty, ku s’zhytet dot njeri
Ka borxh sa herë të mbytet, të ngjallet më shumë her’
Ka borxh më parë se koha, të bëjë tjetër kohë
Më parë se universi, të lindë një univers
Më parë se vetë jeta, një tjetër të krijojë
Më pas se çdo e ardhme, një tjetër prapë të sjell
Kjo penë e krijuesit, nuk ka nevojë për bojë
E ngjyer ajo është, mes gjësë së asgjësë
Ajo është vetë boshti, që rrotullon një botë
Ajo është vetë bota, e shkruar dhe e thënë
Të falem ty, o penë, o bosht i shpirtit tim
O jetë përmbi jetë, ku vdekja s’ka kuptim!
@Edmond Shallvari- Selanik
@NewsIn.Al

