Të gjithë sot kryqëzuan magjistraten,gjyqtaren,zv.kryetaren e Gjykatës,bashkëshorten,nënën, Enkeleda Kapedani.
E gjitha kjo vetëm se në tiktokun e saj kishte postuar video,deri tani nuk e dimë momentin se kur ato janë kryer.
Normalisht ka sjellje jokorrekte dhe shkelje të kodit të etikës por kush ka më tepër rëndësi pse bën video apo pse jep vendime të pabazuara , apo që dënon pa prova por vetëm për ti bërë qoka pushtetit.
Deri më sot nuk kam dëgjuar ndonjë ankesë për vendimet e kesaj gjyqtare edhe për Lirimin ne kusht të një anëtari të bandës së gaxhait nuk duhet të harrojmë parimin e ligjës dhe qëllimin e dënimit I cili është RIINTEGRIMI në shoqëri dhe jo vuajtja.
Do e kisha mbështetur plotësisht ILD nëse do kishte reaguar po njësoj kur gjykatat caktojnë masa sigurimi arrest në burg për persona të cilët kryejnë vepra të lehta për shkak të rrethanave dhe kushteve të vështira ekonomike,por jo sot.
Në fakt e gjithë kjo zhurëm për këtë gjë më duket e tepërt,ata që e kurdisën ia arritën qëllimit, sot ia bënë gjyqin publik dhe se cfarë do vendosi ILD pak rëndësi ka, por të dali Zheji i mbërtheckave dhe ti bëjë moral Enkeledës kjo ska bythë ku të qëndrojë.
Normalisht Enkeleda kur veshi mantelin e gjyqtari duhej të rrinte brenda atij manteli,por ajo ska bërë Krim,thjesht nuk mbajti nën Mantelin e postit publik,Enkeledën që ka bërë zoti.
Av. Esmerald Xhafa

