KreuKulturë / Art"Të qeshurën e sotme, mos e ler për nesër…" KoKo Fest 2021/...

“Të qeshurën e sotme, mos e ler për nesër…” KoKo Fest 2021/ VIKI JANO

 

“Të qeshurën e sotme, mos e ler për nesër…”

#KoKoFest 2021

Sot ora 19:30 starton edicioni i 8 -të i “Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë

“”VDIS DUKE QESHUR”

Regjia: Ilir Bokshi

Trupa e teatrit A.Z.Çajupi Korçë

KoKo Fest – Festivali ku merr emocionet e papërsëritshme që të fal komedia, skena ku këmbejmë eksperiencat tona në këte fushë,   për t’i dhënë publikut korçar dhe më gjërë kënaqësinë dhe mendimin e qartë që të jep teatri. Kontributi i emrave të mëdhenj të teatrit, përvoja dhe rruga në të cilën ai ka ecur është një arsye më shumë që na motivon në realizimin e KoKo Fest 2021.

Korca ka për çdo artist në çdo kohë motive që të frymezojnë dhe të mbushin shpirterisht. Nga sot,  në ditët e festivalit,  Korça do të jetë destinacioni më i preferuar për vizitorë dhe pushues të shumtë,   për artistë nga gjithë Shqipëria, Maqedonia, Kosova etj, të cilët përveç bukurisë natyrore, muzeumeve, dhe traditës së spikatur korçare, do të kenë mundesinë që për ditë me rradhë të ndjekin nga afer ”KoKo Fest”.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e dashurisë dhe pasionit për artin dhe për qytetin tonë të dashur! Ju mirepresim ne Korçën tonë !!!
Sh’K

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit