KreuAktualiteti"Beteja e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste,...

“Beteja e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar” , thotë Basha…d.m.th me P.S është në rregull…

Kreu demokrat Lulzin Basha shpalli sot atë që ai e cilësoi një Platformë për Demokracinë e cila siç shkruan “Shqipëria sot”, do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij

Basha tha se “beteja e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë”.

Pra,  me pak fjalë,  lideri i PD nuk ka gje me PS,  por me drejtuesit e saj. Nëse ata largohen,  socialistët kanë gjithë bekimin e tij per te qeverisur.

Kështu tha për Ramen në 2017 dhe mbajti fjalën… kështu më 2019… kështu me 2021… kështu do thotë,  sipas shënjave dhe me 2023…

Një gjë nuk na sqaroi,  anëtaret e PS janë apo nuk janë shoqëri shqiptare?

“Shqiptarët ia dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë.

Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, tha z.Basha.

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit