HomeAktualitetiTë shfletosh Shvejkun.../ILIR JANO

Të shfletosh Shvejkun…/ILIR JANO

Të shfletosh Shvejkun…


Një nga pjesët më të bukura të përshkruara nga Shvejku ishte jeta e tij në çmendine për të cilën ai thotë kështu :

”Me të vërtetë çuditem përse zemërohen të çmendurit kur i mbajnë të mbyllur atje. Njeriu në çmendine mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile dhe mund të kafshojë … Sikur t’i bënte njeriu këto në shëtitjen e mbrëmjes të gjithë do habiteshin, kurse atje një gjë e tillë është e zakonshme…atje ka nje liri të atillë që jashtë se kanë parë as ne endrra …Atje nganjëherë tregonin përralla , pastaj ziheshin me grushte…Në çmendine mund të thërrisni , të ulërini, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë , të vraponi perreth, të vallezoni, të hidheni, të qendroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure. Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thotë :”Kete gjë s’duhet ta bëni . Kjo zotëri s’ju ka hije! Të keni turp, ama qenkeni dhe njeri me kulturë .

Por në të vërtetë atje ka dhe të çmendur të urtë . Bie fjala, ishte atje nje shpikes i njohur i cili pareshtur kruante hundet dhe një herë në ditë thoshte:  ”Tani sapo zbulova elektricitetin”
E pra, ku ka më bukur se sa modeli i tillë i një cmendine ku mund të sillesh si të duash dhe të mos të thotë kush gjë dhe të mos mbash përgjegjësi?

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments