HomeAktualitetiPOPULLI NUK ESHTE HORR!/Armida Plangarica

POPULLI NUK ESHTE HORR!/Armida Plangarica

POPULLI NUK ESHTE HORR!

Retorikes se miellit, krundeve, thikave , hanxhareve, shqiponjave, gezhonjave populli iu pergjigj urte ne gjuhen e vet.
Kjo gjuhe quhet vote dhe secili e disponon sic do dhe sic duhet.
Ve edhe fjalen “duhet”, sepse me ne fund populli sheh larg, edhe per ate gjysmen tjeter qe jeton jashte kufijve. Gjysme qe u perzu dhunshem dhe qe nuk do ua fali kurre shtepite e lena shkret dhe prinderit me koken menjane.
Populli foli, ne gjuhen qe di ai. Bute kete here dhe bukur.
Per ata qe humben, eshte nje shans te behen me te mire, me produktive dhe me zoterinj, duke e lexuar voten e mohuar si nje mesazh per t’u bere ata qe nuk qene deri sot.
Populli u lodh nga balta, nga gjaku, nga sharjet, nga fyerjet.
Per ata qe fituan, vota eshte nje peshe e madhe morale , detyrim ndaj nje vendi te tere.
Perulesisht kjo vote falenderohet dhe fisnikerisht nderohet.
Ne karrigen parlamentare nuk qendron Ti dhe Uni parlamentar.
Qendrojne interesat e atyre qe votuan.
Populli kerkon fisnike, fisnike ta qeverisin, fisnike ta perfaqesojne, fisnike ta drejtojne.
Mbi te gjitha kerkon dinjitet .Sepse POPULLI NUK ESHTE HORR edhe pse ti akoma edhe tani zgjedh t’i drejtohesh me gjuhe HORRASH.
Mesazhin e dhane ata qe vendin dhe veten e duan me ne fund te nderuar ,te ndryshem ne bindje, te barabarte ne fate dhe destinacione.
Ec perpara POPULL I NDERUAR.

Armida Plangarica

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments