Teatri i qytetit tim
Teatri i famshëm Andon Zako Çajupi që tronditi ujërat e botës artistike në tre periudha historike (Epoka e Mbretit Zog / Epoka e Socializmit / Epoka e Pluralizmit)…
Teatri që shkaktoi valë emocionesh te spektatorët. Teatri që tërhoqi kritika artistike
dhe ditirambe në mijëra faqe gazetash.
Teatri që solli në jetën artistike dhjetëra aktorë dhe regjizorë bashkëkohorë të Shqipërisë.
Teatri që lindi frymëzim për dhjetëra skenaristë.
Një teatër që ka shfaqur pothuajse çdo lloj teatri me shumë sukses, që ngriti siparin për të gjithë vendin, duke shkruar një histori mahnitëse dhe brilante që do ta kishin zili edhe metropolet më të mëdha.
Teatri që hapi me mikpritje perdet e tij në çdo event muzikor, që nga Festivalet e Këngës së Korçës, tek festivalet e fëmijëve, tek Opereta e parë shqiptare, tek Ansambli Skënderbeu, tek miss Korça, tek kori Lira…e deri tek artistë me famë botërore dhe trupa të huaja!!!
Ky Teatër, Teatri i qytetit tim, merr me të drejtë titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Për të gjithë ata që shkëlqyen në kushtet më të vështira…Për të gjithë ata që u larguan nga kjo jetë dhe që mbetën të pavdekshëm atje. Për të gjithë ata që dolën në pension aktorë, regjizorë,
por edhe teknikë…. Për të gjithë ata që janë ende atje dhe vazhdojnë punën e palodhur gjatë pandemisë…. Dhe për të gjithë ata që duartrokitën plot emocion gjithçka në atë sallë
Jemi të gjithë atje nga çdo cep i globit…
Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti
@NewsIn.Al

