Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiThellimi i bashkëpunimit policor ndërkufitar, i domosdoshëm për parandalimin dhe goditjen e...

Thellimi i bashkëpunimit policor ndërkufitar, i domosdoshëm për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Korçë

Thellimi i bashkëpunimit policor ndërkufitar, i domosdoshëm për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në kuadër të bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Greqisë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti, Drejtori i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Korçë, Drejtues Gëzim Zhupaj, përfaqësues të Drejtorisë Vendore dhe të Drejtorisë së Kufirit, si dhe ndërlidhësi Policor në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik, pritën në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm Rajonal të Drejtorisë së Policisë së Kozanit, Gjeneral Brigade z. Konstandinos Spanudhis, Drejtorin e Policisë së Kastorias, z. Nikolas Exarchos, Drejtorin e Policisë së Follorinës, z. Panagiotis Georgiadis, si dhe Shefin e Sektorit për Migracionin në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kozanit, z. Dimitrios Stioukis.

Takimi u fokusua në çështjet policore me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar, veçanërisht në drejtim të trafikimit të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Gjatë takimit u vlerësua reagimi dhe bashkëpunimi mes policive rajonale të të dy vendeve, pasi këto dy komponentë janë thelbësorë për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që mund të lindin gjatë kryerjes së detyrave policore.

Gjithashtu, u dakordësua për forcimin e bashkëpunimit në interes të të dy vendeve, si dhe për përcaktimin e pikave të përbashkëta të kontaktit për shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacionit.

Takimet rajonale ndërmjet policive që operojnë në të dyja anët e kufirit do të intensifikohen në muajt në vijim, pasi konsiderohen të nevojshme për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, por edhe për të përmirësuar shërbimin që ofrohet për qytetarët në hyrje-daljet në pikat e kalimit.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments